Futboll Seria A Sport

TALENT DHE SHPEJTËSI/ Edhe Sampdoria e ka një Ronaldo në skuadër

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit te Juventusi është përfolur gjatë dhe është cilësuar si lëvizja e shekullit. Gjithsesi portugezi nuk është Ronaldoja i vetëm i Serisë A, pasi një tjetër lojtar me këtë emër, i është bashkuar pasditen e sotme Sampdorias.

Bëhet fjalë për Ronaldo Vieira, 20-vjeçar me origjinë nga Guinea, që u bashkohet dorianëve për shumën e 7 milionë eurove, nga anglezët e Leeds United.

Futbollisti pritet të mbërrijë nesër në Xhenova, ku do të nënshkruajë kontratën me skuadrën e re, ndërsa si emri, ashtu edhe mbiemri i tij, premtojnë vërtetë shumë.

Kujtojmë që emri Ronaldo është mjaft i përhapur në botë, që nga koha e fenomenit brazilian, që ka luajtur me Interin, Barcelonën, Realin e Madridit dhe Milanin.

Related posts

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, sulmuesi i Partizanit transferohet te skuadra e…

F.autor

75 MILIONË EURO HUMBJE/ Skuadra e Serisë A heq dorë nga ndërtimi i stadiumit të ri

Delo.autor

Nga Spanja: United kërkon Kovacic nga Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment