Futboll Seria A Sport

SUPER MERKATO/ Godet INTERI, arrin marrëveshjen me Bayernin për “luftëtarin”

Në pak orë Interi mbyll dy marrëveshje të rëndësishme që kompletojnë organikën e Luciano Spallettit për sezonin e ri. Corriere Dello Sport shkruan se klubi zikaltër ka arritur akordin me Bayern Munich për transferimin në Milano të Arturo Vidal, mesfushorit të shumëkërkuar në merkato nga Spalletti. Sipas gazetës italiane Interi do t’i paguajë kampionëve të Gjermanisë 5 milionë euro për huazimin e lojtarit për 2 sezone dhe 22 milionë euro për blerjen përfundimtare të tij pas 2 vitesh.

Megjithatë ekziston edhe një kleçkë e fundit pasi kiliani është në skadencë kontrate me Bayernin në verën e vitit 2019-të dhe për të kaluar te Interi më parë Vidal duhet të zgjasë marrëveshjen aktuale me bavarezët edhe me të paktën 2 vite. Dëshira e futbollistit dhe e familjes së tij për t’u transferuar në Milano kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm që Bayerni t’i ndizte dritën jeshile klubit zikaltër. Tashmë Spalletti pret luftëtarin e tij për të krijuar një mesfushë të frikshme me Vidal-Brozovic e Nainggolan.

Related posts

E PABESUESHME/ Leganes – Barcelona: Katalanasit tronditen për 80 sekonda (VIDEO)

Isa.Autor

KISHIN DALË PËR SHËTITJE NË QYTETIN E ROMËS/ Lorik Cana pozon duke mbajtur vajzën në krah ndërsa bënte edhe pazar (FOTO)

Delo.autor

Zidane realist: PSG-ja po zhvillon një sezon të pabesueshëm…

Q.Autor

Leave a Comment