Futboll Seria A Sport

“HIJA CONTE”/ Gattuso NXEHET me mediat: Po më shkarkojnë çdo ditë nga Milani

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se çdo ditë lexon në media se ai do të shkarkohet. Mirëpo për të, e rëndësishme është që ai të japë më të mirën e tij, e pastaj vendimin e merr klubi.

Kuqezinjtë kanë synim kualifikimin për në Ligën e Kampionëve dhe raportohet se drejtuesit e Milanit e shohin Antonio Conten si personin e duhur për këtë detyrë.

Gattuso e mori detyrën e trajnerit të Milanit gjatë sezonit të kaluar, pas shkarkimit të Vincenzo Montellës.

“Dëgjoj çdo ditë të thuhet se unë do ta humbas punën time. Mirëpo, e rëndësishme për mua është që të jap më të mirën e pastaj vendimi duhet të merret nga drejtuesit e klubit”, ka thënë italiani.

“Do të doja të them se turneu parasezonal na ka larguar nga këto spekulime, por do të ishin gjepura. Djelmoshat janë gjithmonë në telefonat e tyre. Ata rrinë online, lexojnë lajmet dhe ndonjë prej tyre flet me agjentin e tij. Kjo është pjesë e lojës. Edhe pse jemi larg, gjithmonë do të ketë spekulime derisa të mbyllet merkato”, përfundoi tekniku i kuqezinjve.

Related posts

Çështja MARCHISIO kthehet në “telenovelë”/ SUPER klubi i Seria A kërkon ITALIANIN

Isa.Autor

PLASIN AKUZAT/ Presidenti i Fiorentinës: ARBITRI ishte lojtari më i mirë i INTERIT

Isa.Autor

5 vite burg Ish-pronari i ekipit anglez, i kishte vjedhur gruas 5 mln € për të blerë klubin

Q.Autor

Leave a Comment