Bundesliga Futboll Sport

NË DILEME/ Mediat gjermane e bëjnë të kryer, ja ku pritet të transferohet MAVRAJ

Mërgim Mavraj ka njoftuar prishjen e kontratës me ekipin gjerman të Hamburgut. Skuadra që ra nga Bundesliga 1 e kishte larguar nga planet qendërmbrojtësin e Shqipërisë, duke e detyruar që të stërvitej me ekipin e dytë dhe moshat. Megjithatë, në fund të sezonit palët janë sqaruar dhe kanë ndarë drejtimet e tyre.

Klubi i kërkoi prishjen e kontratës, ndërsa lojtari si shkëmbim mori 300 mijë euro. Kjo shumë është deklaruar edhe në media nga të dyja palët. Gjithsesi, ajo që mbetet më e rëndësishme për momentin është e ardhmja e shtatlartit, i cili në rast se nuk gjen skuadër atëherë mund të humbasë dhe vendin në kombëtaren kuqezi.

Mirëpo, mediat gjermane gjatë orëve të fundit të ditës së djeshme kanë rritur zërat për një transferim të mundshëm të Mavrajt jashtë Gjermanisë. Pista e parë është Deportivo La Coruna në Spanjë. Skuadër që militon në Segunda Division. Deportivo e humbi qëndrimin në La Liga pas rezultateve të dobëta gjatë gjithë sezonit.

Ndërkohë që nga Italia vjen një tjetër ofertë. Bëhet fjalë për skuadrën e Serie B, Brescia. Skuadra që militon në Serie B ka ngjallur interes për qendërmbrojtësin, megjithatë, ai pritet që të vlerësojë ofertat dhe në fund të përcaktojë të ardhmen, pasi dhe Turqia nuk përjashtohet për atë.

Related posts

BARCELONA-VALENCIA/ “Miqtë” dyfishojnë shifrat, shënon Parejo nga pika e bardhë

Delo.autor

Roma tronditet nga Torino, shënon gol Edera

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Zbulohet se kur do të largohet Valverde nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment