Futboll Sport

ÇFARË SURPRIZE/ “Legjenda” e Chelsea shfaqet në stërvitjen e Marseille (VIDEO)

Ish-kapiteni i Anglisë dhe Chelsea, John Terry është parë në mënyrë të befasishme në fushën stërvitore të ekipit Olympique Marseille. Ekipi i Ligue 1 po përgatitet për sezonin që pritet të fillojë dhe aktualisht gjendet në Portugali, ku gjatë fundjavës së kaluar ka barazuar 1-1.

37-vjeçari Terry nuk ka asnjë lidhje kontraktuale me asnjë klub, pasi në kampionatin e kaluar luajti me Aston Villa dhe vizitoi stërvitjen e Marseille gjatë kohës që është në Portugali në pushime me familjen.

Pesë herë fituesi i Premier League nuk dihet se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm, por flitet se mund të nisë edhe një karrierë si trajner.

Related posts

Icardi nuk ndalet, vargje dashurie për Wandan

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Pirlo: Për të fituar Championsin, Juventus i duhet një mesfushor si…

Delo.autor

TËRMETI/ Lila zbulon kauzën: Veteranët e Greqisë, Italisë dhe Turqisë ndeshje bamirësie për të prekurit

Delo.autor

Leave a Comment