Futboll Sport

NDALI FINALEN E BOTËRORIT/ Pussy Riot arrestohen në derën e burgut (VIDEO)

Nuk ka zgjatur shumë liria për grupin e aktivisteve ruse Pussy Riot, të mbajtura në burg për 2 javë pasi u futën në fushë gjatë finales së Botërorit të futbollit në Moskë.

Sapo dolën nga dera e burgut, të çliruara nga makthi i hekurave, tre vajzat e grupit i priste furgoni, që do t’i rikthente në qeli. Arsyet mbeten të paqarta, pasi ndaj tyre nuk janë ngritur akuza të reja.

Aktivistet e Pussy Riot u futën në fushën e futbollit gjatë finales së botërorit të veshura me uniforma të policisë. Pamjet nga momenti kur ata pushtuan fushën gjatë ndeshjes Francë-Kroaci, bënë xhiron e botës.

Edhe më herët anëtarë të Pussy Riot kanë përfunduar në qelitë e burgut për protesta të palajmëruara dhe prishje të aktiviteteve publike.

Related posts

Basti më i veçantë që keni parë, publikohet koeficenti i transferimit të Neymar te Reali

Q.Autor

INCIDENTI NË “AIR ALBANIA”/ FIFA reagon ashpër: Zero tolerancë ndaj sjelljeve të neveritshme. Ja deklarata

Delo.autor

Michel Platini fiton pafajësinë: Do t’i rikthehem futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment