Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Evertoni godet në merkato, transferon edhe mbrojtësin e Barcelonës

Nuk ka më dyshime, Luka Dinje është futbollisti i ri i Everonit. Mbrojtësi francez i Barcelonës, arriti akordin me klubin anglez dhe u prezantua ditën e sotme.

Plot 25 milionë euro pagoi skuadra nga Liverpuli për transferimin e 25-vjëçarit. Në të kaluarën Dinje është aktivizuar te Lila, PSG, Roma dhe Barcelona. Katalanasit e blenë për 16.5 milionë euro mbrojtësin nga italianët e Romës.

Francezi nuk ishte titullar te Barcelona ndaj edhe zgjodhi të transferohej te Evertoni, për të pasur më shumë hapësira. Dinje bëhet blerja e dytë e Evertonit që kur në drejtim ka shkuar trajneri Marko Silva. Më parë Evertoni ka blerë mesfushorin Riçarlison për 50 milionë euro.

Related posts

SUPER IBRAHIMOVIC/ Shikoni çfarë bën suedezi pas rikthimit te Milani (VIDEO)

F.autor

Makina Red Bull e Ricciardo ndryshon motor, penalizohet për garën e Italisë

Isa.Autor

THYEN REKORDIN E GERD MULLER/ Ylli i Dortmund mposht Lewandowski-n shpallet lojtari i vitit në Bundesliga

Delo.autor

Leave a Comment