Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Spalletti do të RINOVOJË me INTERIN përpara FILLIMIT të sezonit

Raportohet se trajneri i Inter Luciano Spalletti do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin përpara startit të sezonit. Ish-trajneri i Roma-s ka që prej verës së kaluar në krye të Zikaltërve, pasi u largua nga Roma në fund të sezonit të kaluar.

Ai ka udhëhequr Inter drejt vendit të katërt në kampionat, duke e rikthyer në Champions League pas një fitoreje dramatike me Lazio-n në ditën e fundit të sezonit.

Dhe Corriere dello Sport raporton se Spalletti pritet të firmosë një kontratë të rinovuar përpara se të fillojë sezoni i ri. Sipas së përditshmes italiane, ai do të nënshkruajë deri më 2021.

Related posts

“EURO 2020″/ “Transfermark” publikon kistën, ja 10 portierë që vlejnë më shumë…

Delo.autor

Mijëra qytetar me lotë në sy, përcillet për në banesën e fundit legjenda Fadil Vokrri

Sadik.Autor

HUMBJA SJELL TENSION TEK INTERI/ Ballafaqim në mbledhjen e ekipit me drejtuesit

Isa.Autor

Leave a Comment