Futboll Seria A Sport

Raiola ia ofron Napolit, talenti i Juves: Dua të luaj me RONALDON

Moise Kin ishte protagonist absolut në finalen e Europianit U-19, ndonëse fatkeqësisht dopieta e tij nuk mjaftoi që Italia të mundte në finale Portugalinë. Pa dyshim që impakti i sulmuesit të ri të Juves ka bërë që Mino Raiola të nisë të gjejë “treg” dhe një ambient ku 18-vjeçari të ketë më shumë hapësirë, madje me menaxherin që ia ka ofruar Napolit, por kërkesa prej 20 milionë eurosh nga ana e Juves është konceptuar si e tepruar nga klubi i De Laurentis.

Gjithsesi, edhe sikur klubi i kaltër të kishte pranuar, ndoshta do të kishte qenë vetëm sulmuesi Moise Kin ai që do të kishte refuzuar dhe kjo për meritë të Kristiano Ronaldos:

“Nuk dua të largohem nga Juventusi, madje dua të qëndroj dhe të stërvitem çdo ditë përkrah Ronaldos. Është diçka shumë e bukur kur mendon se më ofrohet kjo mundësi, është një ëndërr dhe po pres me padurim ta takoj dhe të stërvitem përkrah Ronaldos”.

Related posts

PLAS SKANDALI I BASTEVE/ Si mashtroi ish-Presidentja e Kastriotit, administratorit e Korabit për 10 mijë euro

Isa.Autor

Leonardo Bonucci rikthehet në “Juventus stadium”. Aty ku cilësohej si një idhull, por që tani e quajnë… tradhtar

Sadik.Autor

TRIUMFON NË MIQËSORE/ Manchester City mposht Yokohama

Delo.autor

Leave a Comment