Futboll Seria A Sport

PROJEKTI MADHËSHTOR/ Entuziazëm maksimal, Interi bën një tjetër komunikatë zyrtare

Merkatoja e Interit nuk po kënaq vetëm trajnerin Luciano Spalletti, por të gjithë tifozët zikaltër, që janë rikthyer të jenë entuziastë për skuadrën e tyre.

Vetëm pak minuta pasi u zyrtarizua afrimi më i ri, mbrojtësi i djathtë kroat, Sime Vrsaljko, Interi ka shpërndarë një tjetër komunikatë zyrtare. Fushata e abonimeve për sezonin 2018-2019 ka përfunduar para kohe, pasi janë shitur të gjitha abonimet e vëna në dispozicion, më tepër se 40 mijë në total.

Tifozëria e Interit e fitoi titullin e saj edhe sezonin e kaluar, pasi ishte më e shumtë në numër, se e çdo skuadre tjetër, ndërsa rikthimi në Ligën e Kampionëve, ka shtuar më shumë entuziazmin.

Kujtojmë që këtë sezon Interi ka afruar lojtarë me peshë si Nainggolan, De Vrij, Politano, Martinez, Asamoah dhe Vrsaljko, ndërsa është shumë pranë blerjes edhe kartoni i mesfushorit kilen, Arturo Vidal.

Related posts

RIKTHIMI NË PREMIER LEAGUE PAS 16 VITESH/ Klubi historik anglez është vetëm 1 pikë larg ngjitjes

Delo.autor

Leicester firmos me dy mbrojtës, i hap derën kalimit të Maguire te “djajtë”

Sadik.Autor

BARCELONA NË ANKTH/ Titullari në dyshim për ndeshjen në Champions League kundër Napolit

Delo.autor

Leave a Comment