Futboll Sport

S’kanë të sosur problemet për VLLAZNINË, ish-mesfushori i TIRANËS e çon në gjyq

Si të mos mjaftonte rënia nga kategoria dhe problemet në sistemin drejtues, tashmë klubi i Vllaznisë duhet të përballet me lojtarin shkodran në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve. Bëhet fjalë për Erjon Vucajn, i cili është paraqitur në FSHF për të kërkuar leje-kalimin nga klubi i Vllaznisë.

Ai nuk dëshirontë kontribuojë më për ngjyrat kuqeblu dhe tashmë kërkon që të largohet si futbollist i lirë. Ish-mesfushori i Tiranës mund të kalojë te Luftëtari, ekip me të cilin luajti në Kupat e Europës. Deri më tani s’ka asgjë zyrtare, por fakt është se Erjon Vucaj ka përfunduar në DHMZK për të marrë leje-kalimin nga klubi shkodran.

 

Related posts

Lista e Islandës për “Kampionatin botëror 2018”

Sadik.Autor

“IBRAHIMOVIC ËSHTË SHUMË I FORTË”/ Flet Edy Reja: Mendoj se Hysaj dëshiron të qëndrojë tek…

Delo.autor

UEFA bën publike SHIFRAT E MAJME/ Ja përfitimet për çdo klub në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment