Futboll Seria A Sport

Gatuzo me tone të ashpra/ Humbjet s’i duroj as me tim bir, Suso nuk është shpikës

Me një sy nga Milano ku bisedimet për shkëmbimin me Juventusin nuk ishin mbyllur ende, Xhenaro Gatuzo foli në konferencë për shtyp pas humbjes me Totenhemin.

NDESHJA- “Ishte një ndeshje e bukur, sidomos në pjesën e parë. Krijuam shumë dhe nuk mendoj se e merituam humbjen. Mora sinjale pozitive nga djemtë dhe skuadra më pëlqeu. Humbjet s’i duroj as me tim bir, por paraqitja e djemve më bën të ndihem optimist”.

SKEMAT- “E mira do të ishte që të kishim aftësi përshtatëse sepse për një ekip të madh kjo cilësi është thelbësore. Siç thashë lojtarët po më përgjigjen pozitivisht, si në fushë, ashtu edhe në aspektin e ngarkesës fizike. Ky është një moment kyç për sezonin dhe duhet të punojmë sa më shumë”.

LOJTARËT- “Suso nuk po bën ndonjë shpikje, sepse fundja shfrytëzon punën e kolektivit. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Hakani di si të rreshtohet. Më pëlqen ta aktivizoj në mesfushë, por në sulm mund të na dhurojë ndonjë gol më shumë. Edhe Haliloviç është një nga ata që dinë ç’të bëjnë me topin. Nëse punojmë si duhet, Aleni mund të na japë kënaqësi të mëdha”.

Related posts

Heroi i Nottinghamit, Lichaj: Doja het-trik që gruaja të më lejonte të mbaja një qen

Q.Autor

TJETËR “BETEJË” E ASHPËR NË KUPËN E ITALISË/ Gjimshiti sfidon Muriqin. Strakosha nuk ia del

Delo.autor

Smalling zbulon fjalimin e Mourinho-s që inspiroi përmbysjen e madhe në derbi

Sadik.Autor

Leave a Comment