Bundesliga Futboll Sport

Rumennigge i SIGURTË/ Lewandowskin nuk e shesim as për 150 milionë

Bayerni i Mynihut nuk ka ndërmend të lëjojë largimin e Robert Lewandowskit. Shefi ekzekutiv i kampionëve të Bundesligës, Karl-Heinz Rumennigge, është shumë i qartë kur pyetet rreth të ardhmes së sulmuesit polak.

“Jemi shumë të kënaqur me të dhe në rolin e tij janë të paktë lojtarët që mund të krahasohen me Lewandowskin. Ne nuk duam ta shesim dhe nuk ka rëndësi nëse dikush ofron 100 apo 150 milionë euro.” Fjalë këto që janë në kundërshtim me vullnetin e vetë sulmuesit, që në disa raste është shprehur se dëshiron të provojë një eksperiencë të re.

Lewandowski, që e vesh prej katër sezonesh fanellën e Bayernit, pëlqehet nga Reali i Madridit dhe Chelsea. Në veçanti “Los Blancos” kërkojnë shërbimet e tij, për të mbuluar boshllëkun që krijuar nga largimi i Cristiano Ronaldos. Gjermanët nuk duan në asnjë mënyrë që ta lëshojnë, madje edhe trajneri Kovac pak ditë më parë këmbënguli për qëndrimin e sulmuesit.

“Roberti nuk do të largohet. Mund ta them me siguri që ne nuk duam ta shesim. Ai po punon që të largohet nga këtu, por është gjë tjetër çfarë dëshiron ai dhe tjetër gjë çfarë duam ne. Jemi ne që vendosim. Ka kontratë të cilën do ta respektojë për aq kohë sa të jetë e mundur.”

Related posts

MERRET VENDIMI KOULIBALY/ Drejtori sportiv i Napolit: Na duhej një sulmues pasi Milik nuk donte të qëndronte

Delo.autor

KA CILËSI/ Chelsea refuzon 61 milionë euro nga Barcelona për Willian

Isa.Autor

Dybala mjafton për t’i “fikur dritat” Teatrit të Ëndrrave, Man City fiton me lehtësi ndaj Shakhtar

Isa.Autor

Leave a Comment