Futboll Seria A

Skriniar: Te Interi sa më gjatë që është e mundur

Milan Skriniar ka hedhur poshtë spekulimet për një largim nga Interi në të ardhmen e afërt.

Qendërmbrojtësi sllovak ka shkëlqyer që prej kalimit nga Sampdoria te Interi gjatë verës.

Ai tashmë është lidhur me spekulime për transferim te Barcelona.

“A do të largohem nga Interi?”.

“Nuk mendoj kështu, unë jam i kënaqur aty ku jam dhe mendoj se do të vazhdoj të luaj aq gjatë sa është e mundur”.

“Synimi im për vitin 2018 është që të vazhdoj me këto performanca që të luaj sa më shumë ndeshje dhe të vazhdoj t’i ndihmoj ekipit”.

“Jam i kënaqur, shpresoj që të jem në gjendje të vazhdoj të bëj performanca të tilla. Po ashtu, shpresoj se Interi mund të fillojë mirë pas pushimit”.

“Ne ndaluam së shënuari, ndaluam së luajturi mirë, kemi pak një krizë, por mendoj se mund të dalim prej saj shumë dhe të rifillojmë me fitoret”, potencoi Skriniar.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Kontratat te Tirana, Halili në “kundërsulm”. Dy lojtarë e mbyllin me “bardheblutë”

Delo.autor

Ofertat për Strakoshën, e ardhmja vendoset nga Lazio

Sadik.Autor

MILAN-SPAL/ Suso zhbllokon sfidën 5 minuta pas zëvendësimit, ja “MAGJIA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment