Futboll Seria A Sport

Bonucci kryen kontrollet mjekësore te Juventusi, futet nga hyrja dytësore (FOTO)

Ashtu siç pritej, kthimi i Leonardo Bonuccit te Juventusi nuk është pritur me entuziazëm e as me festë nga tifozët e bardhezinjve. Në fakt, rrjetet sociale shpërthyen nga mesazhet e shumta kundër mbrojtësit, duke detyruar klubin që të merrte masa që të mos kishte incidente.

Kështu, nëse në aeroportin e Kazele ishin vetë tifozët që bojkotuan pritjen e lojtarit, klubi vendosi që të shmangte surpriza të pakëndshme në “J-Medical”, ku Bonucci do të kryente vizitat mjekësore.

Lojtari u shoqërua me makinë deri në qendrën mjekësore por nuk kaloi nga hyrja kryesore, por nga një dytësore, në mënyrë që të evitohej ndonjë pakënaqësi si dhe të shmangeshin për momentin komentet para mediave që prisnin futbollistin.

Për rreth dy orë ai ka kryer vizitat mjekësore derisa Juventusi shfaqi fotot e tij duke buzëqeshur me fanellën bardhezi.Ndërkohë, është mësuar se mbrojtësi do të ketë përsëri numrin e tij të fatit, atë 19, ndonëse më parë e kishte mbajtur një futbollist tjetër gjatë këtyre javëve.

Në fillimin e sezonit, Matia Perin kishte zgjedhur numrin 19, por me mbërritjen e Bonuçit, ai kishte rënë dakord që t’ia jepte mbrojtësit.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas kombinimeve fantastike, ylli Insigne ndëshkon Turqinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA PAS 3 HUMBJEVE RADHAZI/ Reina hero, mposht VAR-in dhe i jep triumfin Milanit

Delo.autor

Allegri: Roma na vështirësoi punën, i shoh për titull së bashku me Napolin

Delo.autor

Leave a Comment