Futboll Seria A Sport

DE BIAZI “në rolin” e trajnerit/ CALDARA e ardhmja e Italisë, MILANI goditi me HIGUAININ

Ish-tekniku i Shqipërisë Gianni De Biasi ka analizuar së fundmi transferimet në kampionatin italian. 62-vjeçari ka folur për “Gazzetta dello Sport” në veçanti për transferimin e fundit në merkato midis Milanit dhe Juventusit. Ish-trajneri i Deportivo Alavesit në kampionatin spanjoll thekson se qendrëmbrojtëso Mattia Caldara është një mbrojtës më i aftë se Leonardo Bonucci, ndërsa Milan ka bërë goditjen e duhur me huazimin e Gonzalo Higuainit.

“Bonuçi është një mbrojtës i madh, por nëse do të isha trajner i Juventusit do të vija bast për Caldaran, të ardhmen e ekipit kombëtar. Caldara di të markojë më mirë, Bonuçi është më i lirshëm në lojë. E pëlqej Caldaran për forcën fizike dhe inteligjencën. Higuaini shënon shumë gola, çfarë mund të them më tepër? Është trofeu i Milanit”, deklaroi ish-tekniku i Shqipërisë në vitet 2011-2017.

Italiani drejtoi për herë të fundit skuadrën e Alavesit në 2017, por që nga ajo kohë ai ka marrë detyrën e analistit sportiv. Ka pasur spekulime se ai do të drejtonte përfaqësuesen polake, por vetë De Biasi e ka mohuar një pretendim të tillë.

Related posts

SFIDA NDAJ ANGLISË PËR “KATAR 2022″/ Veseli: Atmosfera është e mirë, do të japim maksimumin në “Wembley”

Delo.autor

LUKS DHE PARA/ CR7 pushime LUKSOZE në Londër: I bën lekët “rrush e kumbulla” për…

Isa.Autor

I KA DHËNË LAMTUMIRËN ROMËS/ Totti ka në dorë 3 oferta të lakmuara

Delo.autor

Leave a Comment