Champions League Futboll Sport

Superkupa e Europës kthehet në “derbin e Madridit”, emërohet gjyqtari i finales në Estoni

Në kohën kur po plotësohen ekipet që do të marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Champions League dhe Europa League, është caktuar dhe gjyqtari që do të japë verdiktin në finalen e Superkupës së Europës midis dy skuadrave të kryeqytetit të Spanjës Real dhe Atletico Madrid.

Polaku Szymon Marciniak merr përgjegjësinë për finalen e 15 gushtit në stadiumin “A. Le Coq Arena” në kryeqytetin e Estonisë, Talin.

37-vjeçari është një nga arbitrat më të mirë në qarkullim dhe gjykon në të gjitha nivelet futbollistike. Në “CV”-në e tij ai ka gjykuar 17 takime të Champions League, 15 të Europa League dhe 2 takime në Kupën e Botës “Rusi 2018” Në total ai numëron 353 takime.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Spalletti jep një lajm të MIRË dhe një të KEQ para Cagliarit

Isa.Autor

E SHËMTUAR NË “EL CLASICO”/ Ky ka qenë fati i tifozërisë mike në “Camp Nou” (FOTO)

Delo.autor

U FUT NË FUSHË SI ZËVENDËSUES/ Sulmuesi i vendasve ndëshkon Kukësin, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment