Futboll Premier League Sport

PORTIERI MË I SHTREJTË/ ALISSON e nis me një DHURATË për KARIUS (DETAJE)

Blerja e re e Liverpool, portieri Alisson që kushtoi 70 milionë euro, është stërvitur në krah të Loris Karuis, sot, në sytë e trajnerit Jurgen Klopp. Alisson, që është bërë portieri më i shtrenjtë i historisë së futbollit që kur vendosi të largohet nga Roma, dëgjoi trajnerin e ri ti jepte disa këshilla gjatë stërvitjes në Evian-les-Bains, Francë.

Klopp bëri të ditur se ai do të debutoi në ndeshjen e fundit miqësore, kundër Napolit në Dublin: “Nuk duhet të humbasim më kohë në përshtatjen e tij me ekipin.”

Por Alisson, edhe pse do të jetë titullari i padiskutueshëm e ka nisur aventurën me Liverpool, duke i bërë një dhuratë portieri Karius, që me shumë gjasa do të ulet në stol.

Braziliani do të lërë numrin 1 për kolegun, që bëri gafa fatale në finalen e Champions League dhe vetë do të mbajë numrin 13. Një shenjë respekti mes portierësh.

Related posts

PARA SHKARKIMIT/ Mbrojtësi kundër Solarit: Isco, një nga më të rëndësishmit te Real Madridi

Delo.autor

Shënoi gol spektakolar ndaj Tiranës/ Flet Fangaj: As vet nuk e mendova

Isa.Autor

PARALAJMËRON/ Këshilltarja e UEFA-s dhe e FIFA-s “ngrin” Juventus-in: Mund të dënohen…

Delo.autor

Leave a Comment