Futboll Sport

PSG ofron 50 milionë euro për Alex Sandro, Juventus: Shifër qesharake

PSG nuk heq dorë nga Alex Sandro dhe sipas “L’Equipe”, kampionët e Francës janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për të marrë mbrojtësin e Juventusit. Në krahun e majtë, në dispozicion Tuchel është vetëm Kurzaëa, ndaj PSG kërkon një lojtar me përvojë dhe Alex Sandro konsiderohet si njeriu i duhur. Ndaj dhe skuadra franceze ka rritur deri në 50 milionë euro ofertën, shumë që për bardhezinjtë është shumë e ulët për të nisur bisedimet.

Por edhe trajneri Allegri nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga mbrojtësi brazilian, sidomos pas largimit të Asamoah dhe dëmtimit të Spinazzola, ndaj bardhezinjtë po mundohen t’i rinovojnë kontratën, duke e blinder edhe për disa sezone të tjera. Alex Sandro, që ka qenë rregullisht gjatë gjithë fazës përgatitore të Juventusit, ka deklaruar disa herë se nuk ka dëshirë të largohet, sidomos tani pas ardhjes së Cristiano Ronaldo edhe pse ka shumë oferta.

Related posts

E VËRTETA/ Juventusi publikon shifrat zyrtare dhe nxjerr bllof të gjithë! (FOTO)

Isa.Autor

EMOCIONI PREK KULMIN/ Komentatori i DASHUR për SHQIPTARËT QAN gjatë duelit dramatik (VIDEO)

Isa.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Jo vetëm Milan, Van Bomel rikthehet në Champions si… trajner

Delo.autor

Leave a Comment