Futboll Sport

PIKE I SURPRIZAVE/ Pasi u fol se do të bëhet sërish baba, lojtari drejt hapit të rëndësishëm me…

Marrëdhënia e Gerard Piqué me Clara Chía Martí po bëhet shumë serioze dhe po zhvillohet me ritme të shpejta.

Ka pasur zëra se ata janë në pritje të një fëmije së bashku, ndërsa tani po flitet për një martesë të mundshme.

Sipas raportimeve të shtypit ndërkombëtar, Clara Chia dhe futbollisti mund të fejohen dhe tashmë me plane dasme, pasi janë parë shumë të lumtur në ato pak dalje publike që kanë pasur, por ka një detaj që lë të hapur mundësinë e një dasme private.

 

 

Pasi revista Hola publikoi disa foto të çiftit në dasmën e një prej miqve më të mirë të mbrojtsit të Barcelonës në Costa Brava të Spanjës, përpos thashethemeve për një shtatzëni të mundshme, lindën dyshimet se dyshja së shpejti mund të lidhin kurorë.

Në të njëjtën ngjarje dhe në fotografitë e publikuara, një detaj tërhoqi vëmendjen e Javier Cerianit, nga revista “Chisme No Like”, i cili foli për një imazh ku shihet Clara Chía Martí me një unazë në gishtin e majtë. Të jetë një unazë fejese?

Pique, i cili i dha fund lidhjes me yllin kolumbian rreth tre muaj më parë, ka dy fëmijë me të: Milanin dhe Sashën, për të cilët po negocionte me Shakirën, sepse ajo dëshiron t’i marrë të jetojnë në Miami dhe futbollisti nuk ka qenë i gatshëm për të pranuar, pavarësisht ofertave të bëra nga këngëtarja.

Related posts

SERIE A/ Spalletti beson: Champions-in e kemi vetë në dorë, e meritojmë

Sadik.Autor

Juan Bernat ikën nga Bayern Munich dhe zbarkon në Francë, do firmosi me ekin e…

Isa.Autor

Botërori 2018/ Nga tifoz te kombëtarja. Historia e pabesueshme e anglezit

Sadik.Autor

Leave a Comment