Futboll Sport

Ibra zbulon gjurin e copëtuar: Më thanë mbaroi, u thashë, jo!

“Ata më thanë mbaroi. Unë u thashë, jo!” Zlatan Ibrahimovic është një luftëtar i paepur dhe si i tillë vetëm falë vullnetit të tij të hekurt mundi të kthehej në fushën e blertë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në gju me Manchester United në përfundim të sezonit 2016-2017, në Europa League.

Ligamentet i kishte të këputur dhe rrezikonte madje edhe ecjen nëse do të tentonte t’i kthehej futbollit të luajtur.

Fotoja e publikuar nga vetë gjiganti suedez tregon plagët e ndërhyrjes kirurgjikale, duket gjuri i tij i bërë copash, por ai nuk u dorëzua, edhe pse mjekët i sugjeruan të linte futbollit.

Sot, Zlatan është lojtari kryesor i Los Angeles Galaxy në MLS, ku ka shënuar plot 15 në 17 ndeshje. Mjekët e patën gabim, Ibra nuk di të humbasë.

Related posts

“COPPA ITALIA”/ Strakosha nuk mund ta humbasë finalen ndaj Atalantas

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ “Harry Kane” SHQIPTAR që po çmend Hong Kongun, 10 gola në 6 ndeshje

Isa.Autor

“SENSACIONI” I SERIE A/ Pas Inter, Roma e Juventus dhe Milan në “garë” për talentin italian

F.autor

Leave a Comment