Futboll Premier League Sport

“Idhulli” i anglezëve/ Alisson fiton zemrat e tifozëve me këtë vendim (DETAJE)

Ai u në portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por me gjestin e fundit, Alisson është shndërruar edhe në lojtarin më të dashur të momentit. 25-vjeçari mbërriti në Liverpool për një shifër rekord prej 67 milionë euro dhe Jurgen Klopp ka konfirmuar se do të jetë pikërisht ai, portieri i tij i parë për sezonin e ri.

Brazilianit i është ofruar që të mbajë numrin 1, por ky i fundit e ka refuzuar. Arsyeja? Një vendim të tillë e ka marrë në respekt të bashkëlojtarit të tij, Karius, i cili nuk po kalon aspak një formë të mirë. Karius është vendosur në qendër të kritikave, pas disa gabimeve të njëpasnjëshme dhe ka pranuar se e ardhmja e tij është nuk është shumë e sigurtë me blerjen e Alisson.

Ish-portieri i Romës ka të ngjarë të marrë numrin vakant 13, por që do të ndryshojë, nëse gjermani largohet nga “Anfield”, përpara se dritarja e transferimit të mbyllet të enjten e ardhshme. Alisson është i vendosur të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e ardhshme të Liverpool, të parasezonit, kundër Napolit, që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Related posts

Turpërohen kampionët! Koreja “fundos” Gjermaninë, kalojnë Suedia dhe Meksika

Sadik.Autor

Ronaldo dështon ta bëjë qoftë edhe një goditje të vetme drejt portës kundër Holandës

Sadik.Autor

Champions/Vllaznia fiton me kampionen e Moldavisë, por nuk kualifikohet

Isa.Autor

Leave a Comment