Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ De Laurentiis kënaq Ancelottin, “dopio” blerje për Napolin

Napoli është shumë pranë mbylljes së një marrëveshje të dyfishtë. Mediat italiane konfirmojnë se shumë shpejt do të vijnë nën urdhërat e trajnerit Carlo Ancelotti mbrojtësi i krahut Kevin Malcuit, 27 vjeç, lojtar që luan me Lilën në Francë dhe portieri Guillermo Ochoa, që do të vijë nga Standard Liezh. Bisedimet me lojtarët kanë kohë që kanë nisur dhe janë drejt përfundimit, dy lojtarë që trajneri Ancelotti i ka kërkuar me ngulm dhe presidenti De Laurentiis ka vendosur t’ia plotësojë dëshirën.

Trajneri napoletan kishte kohë që kërkonte një lojtar krahu, që të ishte alternativë për Hysajn, por edhe një portier me përvojë, ndaj dhe ishte bërë e domosdoshme blerja e Malcuit dhe Ochoa. Duket se lojtari i Lilës arriti të fitojë duelin me Matteo Darmian, që dukej pranë Napolit, por lojtari i United ka shumë kërkesa (20 milionë euro), ndërsa Malcuit kushtoi 10 milionë. Ndërsa për portierin e Standard pritet të formulohet kërkesa e transferimit, në formë huazimi me të drejtë blerje pas një viti.

Related posts

Deklarata shokuese/ Ventura pranon FAJIN: Bëra mijëra GABIME, nuk do të pranoja…

Isa.Autor

ABSURDITETI/ I detyruar të kryejë ushtrinë, Son gjen zgjidhjen për t’i shpëtuar dënimit

Isa.Autor

“AI E NJEH SHUMË MIRË…”/ Klubi i madh europian i hap derën Tuchel pas shkarkimit nga PSG-ja

Delo.autor

Leave a Comment