Futboll Premier League Sport

Emery nuk bindet nga mbrojtja, do Vidën tek Arsenali për… milionë paundë

“Topçinjtë e Londrës” po kërkojnë ta shtojnë në radhët e tyre yllin e Kroacisë, këtë verë. Arsenali është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 25 milionë paundësh për mbrojtësin kroat, Domagoj Vida, sipas “The Sun”.

Sipas raportit mediatik në fjalë, marrëveshja mund të ndodhë vetëm nëse klubi “shkarkon” njërin nga Shkodran Mustafi, ose Danny Welbeck, për të çliruar fondet. Sidoqoftë, trajneri i ri, Unai Emery, është i prirur për të shtuar një mbrojtës të nivelit të lartë këtë verë.

Trajneri spanjoll nuk është i impresionuar me mbrojtjen që ka trashëguar nga Arsene Wenger në “Emirates”. Dhe e ka identifikuar Vida si një objektiv të merkatos. Arsenali tashmë ka 6 mbrojtës qendrorë në “librat” e tij, duke përfshirë kapitenin e lënduar, Laurent Koscielny, dhe të sapoardhurin për 16 milionë paundë, Sokratis Papastathopoulos.

Por, Emery nuk është i bindur nga Mustafi, Calum Chambers dhe Rob Holding dhe nuk beson se rishtari Konstantinos Mavropanos është i gatshëm për futboll të rregullt në Premier League. Vida, 29 vjeç, luan për Kroacinë, ndërsa shkëlqeu në Kupën e Botës së Rusisë, përpara se të humbte 4-2 në finalen e madhe ndaj Francës.

Ai është i prirur për të testuar veten në Angli. Vida u bashkua me Besiktas nga Dynamo Kiev për 8 milionë paundë në janar, ndërkohë që klubi turk ka hedhur poshtë një ofertë prej 13.5 milionë paundë nga Liverpool, këtë verë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një goditje nga këndi, Marquinho ndëshkon me kokë Manchester City-n (VIDEO)

Delo.autor

Mina nuk mërzitet, punon fort dhe pret thirrjen e Valverdes

Sadik.Autor

ÇUDIA NË NDESHJEN E BOTËRORIT/ Portieri zbret në fushë dhe zëvendësohet pas himnit

F.autor

Leave a Comment