Futboll Seria A Sport

NDODH EDHE KJO/ MALDINI “duartroket” INTERIN, “hidhërohen” TIFOZËT e MILANIT

Futbolli italian po kthehet në vendin e merituar pas vitesh të tëra krize dhe qëndrim në hije. Merkatoja e kësaj vere ka sjellë emra të bujshëm të futbollit, ku dominon kalimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi. Por pas nuk mbetet as Interi që ka ndërtuar një skuadër konkuruese në letër për titullin e Serisë A. Milani ka goditur me dyshen Higuain-Caldara.

Për merkaton dhe ringritjen e futbollit italian, ka komentuar dhe legjenda italiane dhe njëri prej mbrojtësve më të mirë të të gjitha kohërave Paolo Maldini.

Në rolin e opinionisit të kompanisë mediatike “DAZN” ai i ka vlerësuar pozitivisht tre ekipet kryesore të Italisë për blerjet e kryera, por ka shprehur një vlerësim të veccantë për zikaltërit, për të cilët theksoi “se kanë ndërtuar një skuadër të jashtëzakonshme”.

Ndoshta ky koment mund të ngjasojë pak i vështirë për t’u pranuar nga tifozët e Milanit, megjithatë Maldini mbetet ikona e përjetshme e “Djallit”.

Related posts

Gol nga 70 metra, BEFASOHET skuadra e shqiptarëve (VIDEO)

Sadik.Autor

5 GOLA NË NDESHJE/ Sulmuesi shqiptar, më i miri në Skoci (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET SËRISH/ Panucci i ka thyer një herë zemrat e skocezëve, shpreson ta bëjë sërish

Isa.Autor

Leave a Comment