Futboll Sport

Kamza “befason” kundërshtarët, avancojnë bisedimet me ish-futbollistin e Tiranës

Ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Laçit Olsi Teqja ka mbetur pa ekip pas skadimit të kontratës me kampionët e Maqedonisë Shkëndijen e Tetovës. 30-vjeçari nuk ka pranuar të vazhdojë karrierën në Maqedoni, megjithatë mbyll një vit të jashtëzakonshëm duke fituar “dopietën” (kampionat dhe kupë).

Por flitet se lojtari ka ndërmend të rikthehet në Superligë, por jo me Tiranën. Klubi i Kamzës ka hyrë në bisedime me lojtarin dhe po shkon drejt finalizimit me sukses të marrëveshjes. Megjithatë mbetet ende për t’u parë, pasi nuk ka dalë asnjë gjë konkrete më tepër në lidhje me këtë operacion.

Teqja do të ishte një përforcim ideal për repartin e mbrojtjes së kamzalinjve të cilët kërkojnë të kenë një prapavijë kompakte. 30-vjeçari nuk pranoi të vazhdonte me bardheblutë fushatën në Kategorinë e Parë dhe vendosi të firmoste për kuqezinjtë nga Tetova.

Related posts

Te Milan ka një të paprekshëm, Leonardo e heq lojtarin nga merkato

Sadik.Autor

NË PRAG TË SFIDËS “COPPA ITALIA”/ Inzaghi: Përveç duelit midis dy sulmuesve, do të jetë…

Delo.autor

LIVE/ Portugal-Switzerland, nis gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve

Delo.autor

Leave a Comment