Futboll Seria A Sport

TRONDITET JUVENTUSI/ Një SUPER lojtar do të thotë lamtumirë pas ndeshjes me REALIN

Ndeshja e International Champions Cup që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme (00:00) mes Real Madrid dhe Juventus do të jetë e fundit për këtë sezon me bardhezinjtë për Andrea Favilli.

Qendërsulmuesi i ri, i cili duhet të jetë titullar kundër “Los Blancos”, do të huazohet me të drejtën e blerjes nga Genoa pas kthimit të skuadrës nga turneu amerikan.

Kosto totale e operacionit mund të jetë 12 milionë euro, por Juventus do të ketë të drejtën e “recompra”-s (riblerjes): 16 milionë euro pas një viti, 23 në verën e 2020-ës.

Ish-lojtari i Ascoli-t ka treguar vlerat e tij me 3 gola të shënuar në po kaq ndeshje të luajtura në turneun amerikan dhe në sezonin e ardhshë, i pari për të në Serie A, do të kërkojë të sigurojë një vend të rëndësishëm te skuadra e Ballardini-t.

Juventus, nga ana saj, beson te potenciali i talentit të datëlindjes 1997-ën dhe për këtë arsye ka dashur t’i japë mundësinë vetes për riblerjen e kartonit të tij.

Related posts

Befason komentatori shqiptar: Në Botëror jam tifoz me Serbinë, sepse…

Sadik.Autor

TURI NË EVROPË/ Sylvinho ndalet në Milano, ndjek derbin e “Madonnina-s”, takim “kokë më kokë” me Asllanin

F.autor

“AMBIENT IDEAL, DO BEFASOJMË SUPERIOREN”/ Mbrojtësi Ymeralilaj: Ju tregoj pse zgjodha Egnatian

Delo.autor

Leave a Comment