Futboll Sport

Skënderbeu fitore bindëse ndaj Besës, vjen për provë edhe një sulmues francez

Ekipi i Skënderbeut zhvilloi ditën e sotme një test miqësor në qytetin e Korçës, ndaj ekipit të Besës. Të besuarit e trajnerit Shehi, fituan pastër sfidën, me rezultatin 3-0.

Golat u shënuan nga Bruno Dita, dy herë, dhe më pas Gjergji Muzaka. Trajneri Shehi, vazhdon të provojë ekipin, para Superkupës, që do të hapë edhe sezonin për korçarët, në datën 12 gusht.

Ndërkohë, ekipi korçar ka afruar edhe një lojtar të ri për tu provuar. Janik Makota, një sulmues 26-vjeçar nga Franca, ka luajtur në kategoritë e ulëta të futbollit në Francë, dhe ditën e sotme ka mbërritur në Korçë. Ai ka ndjekur të gjithë miqësoren nga fillimi në fund, në tribunën e stadiumit, ndërkohë nga nesër do të nisë provën tek Skënderbeu.

 

Related posts

BARÇA SHKËLQEN NË KUPË/ Por Xavi njofton divorcin e madh: Ka kërkuar largimin

F.autor

INTERI E MILANI NUK BINDIN/ Capello: Si mund ta HUMBASË titullin Juventusi, kur nuk ka…

Isa.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Tottenham-Liverpool. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment