Futboll Sport

Çmendet Mourinho, 140 milionë stërlina për Maguire dhe Alderweireld

Me merkaton e verës që po shkon drejt mbylljes, Jose Mourinho ka kërkuar me çdo kusht përforcime për të evituar një sezon zhgënjyes dhe trajneri portugez ka gati ofertën marramendëse për dy mbrojtës të Premier League. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Leicester dhe kombëtares angleze, Harry Maguire dhe atë të Tottenham dhe kombëtares belge, Toby Alderweireld.

Për Maguiere, skuadra e Manchester United është gati të bëjë çmendurinë, duke oftuar 80 milionë stërlina për 25-vjeçarin, çka do ta bënte atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Sipas të përditshmes britanike “Express”, skuadra e United ka rritur ndjeshëm ofertën për Maguire, për të mundur edhe konkurrencën e Leicester, që kërkon ta mbajë me çdo kusht lojtarin.

Ndërsa për Alderweireld oferta është 60 milionë stërlina, një shumë që do të kënaqte Tottenham për të lënë të lirë lojtarin, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme. Këto dy transferime do të klryhen brenda datës 9 gusht, kur dhe mbyllet merkatoja e Premier League, ndërkohë që ardhja e këtyre dy lojtarëve do t’i jepte “dritën jeshile” largimit të Marcos Rojo te Everton për shumën e 20 milionë stërlinave.

Related posts

PRAPASKENAT E TRANSFERIMIT TË RONALDOS/ Portugezi ishte shumë pranë kalimit te klubi i…

F.autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Tagliavento: Doja të jepja golin e Muntarit, por nuk e dhashë sepse…

Isa.Autor

Vazhdojnë veprimet provokuese të mediave serbe, kapen me Shaqirin dhe Behramin

Sadik.Autor

Leave a Comment