Futboll Seria A Sport

BARCELONA U KTHYE TE FITORJA NË KAMPIONAT/ Por Messi largohet me avion privat drejt…

Barcelona shkoi në aeroportin e Vajadolidit me Leo Mesin, por u rikthye pa yllin argjentinas. Sipas gazetës “MARCA”, Leo ka nisur pushimet e dimrit menjëherë pas ndeshjes me Vajadolidin dhe nuk humbi asnjë minutë.

Ndërkohë që shokët e tij të skuadrës u rikthyen në Barcelonë, kapiteni vendosi që të udhëtonte drejt një tjetër destinacioni: Argjentinë. Aty do të qëndrojë disa ditë për t’u rikthyer më 27 dhjetor kur trajneri Kuman ka vendosur të rinisë stërvitjet.

Në mënyrë kurioze, avioni që mori Leo Mesin ka qenë gjatë paradites së djeshme në Vajadolid, por në 17:15 u nis drejt Barcelonës për të marrë familjen e tij. Familjarët kanë qëndruar në Vajadolid dhe “Pleshti” u nis direkt drejt Argjentinës.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Pogba sulmon shtypin anglez

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Ferrari gati për sezonin e ri, konfirmon Binotto në krye të skuadrës

Delo.autor

“PEKIN 2022″/ Olimpiada vetëm me tifozë vendës, karantinë për të pavaksinuarit

Delo.autor