Futboll Seria A Sport

KA FESTË TEK MILANI/ MALDINI një hap larg, “DJALLI” pret rikthimin e bujshëm

“Do të përpiqem ta bind në çdo mënyrë. Ai është një mik i mirë i yni. Maldini prezanton historinë, është unik”, – u shpreh Leonardo në lidhje me afrimin e mundshëm të Paulo Maldinit te kuqezinjtë.

Zyrtari i kuqezinjëve duket se ka arritur të bindë legjenden e “djajve”, pasi mediet italiane janë të bindura se legjenda e klubit do të kthehet me rol drejtues në administratën e Milanit. Rikthimi i Leonardos, Gatuzo si trajner dhe rikthimi i mundshëm i Maldinit ka ngjallur shumë nostalgji dhe optimizëm te tifozët.

Nën administrimin e familjes Eliot, italianët duket se po bëjnë hapa të rëndësishëm përpara. Merkatoja ka ecur në mënyrën e duhur, ndërsa tani është radha e afrimeve të rëndësishme dhe në administratën e klubit.

 

Related posts

IBRAHIMOVIC NUK PËRMBAHET/ Shënon 3 gola dhe thyen rekord në Amerikë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Ajax-Chelsea. Rezultati 0-1

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ibrahimovic do të bëhet “Faraon”, gati oferta marramendëse

Isa.Autor

Leave a Comment