Futboll Sport

Nga Tirana rekordmene tek Kukësi me 1 trofe, ja si vjen Superioria

50 trofe kampionësh do të zbresin në fushë gjatë edicionit të 80-të të Kategorisë Superiore. Nga Tirana, kampionia e parë e vendit dhe rekordmene deri tek Kukësi janë plot 6 skuadra kampione nga 9 të tilla në vend që këtë vit do të zbukurojnë kampionatin shqiptar. Bardheblutë e kryeqytetit mbajnë rekordin e 24 titujve të fituar dhe ringritja e tyre në elitë pas një viti në Kategorinë e Parë i jep më shumë sharm kampionatit.

Në sezonin e ri për numër trofesh pason Partizani me 15 tituj kampion për të vijuar me Skënderbeun që edicionin e kaluar fitoi titullin e 8-të. 3 skuadra janë me nga një kampionat të fituar, Flamurtari, Teuta dhe e fundit Kukësi. Sigurisht që në sezonin e ri do të ndihet mungesa e emrave me peshë në histori si Dinamo që ka fituar 18 tituj, Vllaznia me 9 dhe Elbasani me 2, skuadra që duhet të përpiqen për t’u rikthyer në elitë.

Por duke parë investimet dhe infrastrukturën e skuadrave aktuale kupton që ky edicion pritet të jetë akoma më i bukur dhe më i paparashikuar se ato paraardhës. Një titull është gjithmonë i rëndësishëm por kur bëhet fjalë për një sezon jubile atëhere sigurisht që vlera shtohet. Në fund të tij do të mësojmë nëse numri i kampionëve në vend do të ndryshojë apo do të jetë i njëjtë.

Related posts

Guardiola: Nëse fitojmë titullin, do të jetë diçka e veçantë

Q.Autor

PAS INCIDENTIT ME PORTIERIN TEQJA/ Partizani mbetet me dy “Gardianë”, ja gjendja e klubit

Delo.autor

GJESTI I MADH I EMRE CAN/ Mesfushori i Drtmund i shkruan letra njerëzve që janë të izoluar dhe të vetmuar

Delo.autor

Leave a Comment