Futboll Sport

ZYRTARE/ Stadiumi i ri, “Fadil Vokrri” pret nesër “dritën jeshile”

Komuna e Prishtinës do të mblidhet nesër për të vendosur emrin e stadiumit të ri të Prishtinës. Në rendin e ditës do të diskutohet pika e emërtimit të stadiumit të kryeqytetit të Kosovës.

Sipas të gjitha gjasave, kompleksi do të mbajë emrin e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit Fadil Vokrri. “De facto” është miratuar njëzëri për dhënien e emrit të të ndjerit Vokrri për stadiumin e ri dhe nesër pritet që ccdo gjë të jetë formalitet.

Vokrri u nda nga jeta në 9 qershor të këtij viti në kohën kur stadiumi po përfundohej. Pas vdekjes së tij, zyrtarët e futbollit të Kosovës propozuan që “shtëpia” më e re e futbollit të Kosovës të marrë emrin e njeriut që i dha emër shtetit të ri në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Related posts

Tërhiqet FSHF-ja: Laçi-Skënderbeu luhet të mërkurën, në “Selman Stermasi”

Isa.Autor

“MË BINDI BUFFON TEK JUVENTUS”/ Adrien Rabiot rrëfen: Më pëlqen të kafshoj çdo centimetër…

Delo.autor

LAÇI-BYLIS/ Të papërmbajtshëm “kurbinasit”, realizojnë 2 “PERLA” në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment