Futboll Seria A Sport

“EPOKA E RE”/ Kapiteni “legjendar” MALDINI rikthehet tek “DJALLI” (DETAJE)

“Epoka e re” e AC Milan është përforcuar më tej me emërimin e Paolo Maldini si drejtori i zhvillimit të strategjisë në fushën sportive.

“Paolo është një “legjendë” e mirëfilltë për historinë kuqezi, për klasin e tij të jashtëzakonshëm, për talentin, aftësitë udhëheqëse, besnikërinë dhe rekordin e suksesve, që nuk mund të krahasohet me askënd. Këto cilësi do të luajnë një rol thelbësor për ta kthyer Milan te madhështia që i takon,” – kjo ishte një pjesë e komunikatës së klubit kuqezi ku zyrtarizonte rikthimin e Paolo Maldini në Milanello.

Konferenca e shtypit ku do të prezantohet ish-kapiteni do të mbahet nesër pasdite në “Casa Milan”.

Maldini, numri 3 më i famshëm në historinë e Milan dhe gjithë Serie A debutoi me ekipin e parë kur ishte 16 vjeç. Gjatë karrierës së tij, me 648 ndeshje në Serie A, 419 prej të cilave si kapiten, ai ka fituar 26 trofe: 7 tituj në Itali, 5 trofe të Champions League, 5 Superkupa të Italisë, 1 Kupë të Italisë, 5 Superkupa të Europës, 1 Botëror për klube dhe 2 Kupa Interkontinentale.

Ndeshjen e fundit me Milan ai e luajti në vitin 2009.

Related posts

Kosova “mbulohet” me medalje/ MBESA e Majlinda Kelmendit fiton të argjendtën në XHUDO

Isa.Autor

Ronaldo te Juventusi/ Florentino Perez ka gati asin nën mëngë

Isa.Autor

BASKETBOLL/ Euroleague, pas Anadolu edhe Real e Barça sigurojnë “play off”-in

Delo.autor

Leave a Comment