Futboll Premier League Sport

HUMBI FINALEN/ Çfarë mbante në gojë SARRI teksa CHELSEA luante Superkupën (FOTO)

Mauricio Sarri nuk e nisi aspak mirë sezonin me Çelsin, teksa u mund 2-0 në Superkupën përballë Mançester Sitit. Përveç paraqitjes së dobët, mediat angleze po kapen edhe me një detaj tjetër nga tekniku italian.

I njohur për vesin e tij me cigaren, ai është kapur disa herë teksa mbante gishtat pranë gojës, me një objekt në duar. Edhe pse stadiumi “Ëembley” e ndalon përdorimin e duhanit brenda impiantit, Sarri u kap duke vendosur diçka në buzë, gjatë një pushimi në pjesën e parë, teksa futbollistët po freskoheshin.

Rrjetet sociale shpërthyen menjëherë, duke hedhur hipoteza se 59-vjeçari po përdorte një cigare elektronike, ndërsa disa të tjerë shpreheshin se ai po përtypte një çëmçakës me nikotinë. Por, sipas mediave angleze, Sarri mbante vetëm një filtër cigareje në gojë, për të hequr fiksim e të tymosurit një cigare.

Related posts

PARTIZANI-ERGNATIA/ E pabesueshme çfarë gabimi bën Hoxha, Xhekson ndëshkon “Demat” (VIDEO)

Delo.autor

SKANDALI NË COPPA ITALIA/ Përplasja Ibrahimovic-Lukaku, ja çfarë rrezikojnë dy sulmuesit…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ I padëshiruar në Milano, mesfushori Vidal gjithnjë e më larg Interit

Delo.autor

Leave a Comment