Futboll Gossip Sport

DASHURIA MBI TË GJITHA/ Van der Vaart shkon tek Esbjerg prej të dashurës

Rafael van der Vaart nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli edhe pse i ka mbushur 35-vjeç. Mesfushori holandez, pasi u çlirua nga kontrata me Real Betisin, skuadër me të cilën kishte firmosur për tre vite në 2015-ën, është zhvendosur në Danimarkë, kur ka firmosur me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit danez, Esbjerg.

Arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje të holandezit lidhet me faktin se në skuadrën e hendbollit të Esbjerg luan partnerja e tij, Estevana Polman.

Van der Vaart në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha Real Madrid, Tottenham, Hamburgu dhe Ajax.

Related posts

HUMBJA NDAJ BYLISIT/ Halili: Do të bëj një gjykim në skuadër! Më varni në litar, nëse kam marrë 1 dollar

Delo.autor

ANALIZON SITUATËN TEK REAL MADRIDI/ Rivaldo: Ja zëvendësuesit idealë të CR7 tek “Los Blancos”

Delo.autor

Tirana-Teuta nisin betejën për titull, nesër finalja e parë

Sadik.Autor

Leave a Comment