Kategoria Superiore Shqipëri

Malota: Realizova një ëndërr, po vesh fanellën e Vllaznisë!

Pas firmës së hedhur mbrëmjen e së mërkurës në kontratë, blerja më e re e Vllaznisë, Renato Malota, ka nxituar të udhëtojë drejt Ulqinit, për t’iu bashkuar skuadrës kuqeblu në stërvitje. Përpara nisjes, ai ka dhënë një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të klubit.

Malota, si e pritët ofertën e drejtuesve të Vllaznisë për t’u veshur kuqeblu?
Ofertën e Vllaznisë e prita shumë mirë. Për mua ka qenë ëndërr ta vesh këtë fanellë, sepse Vllaznia është një nga skuadrat më të mëdha në Shqipëri. Kjo, edhe duke parë se ka një nga tifozëritë më të zjarrta në vend.

A do ta kesh të vështirë të përshtatesh me pjesën tjetër të skuadrës dhe sidomos me lojtarët e tjerë të mbrojtjes?
Si gjithmonë, fillimi është i vështirë, por do të mundohemi të përshtatemi me njëri- tjetrin sa më shpejt dhe të bëjmë të pamundurën që Vllaznia të krijojë atë stabilitet në mbrojtje, që i ka munguar, do të thoja unë.

Cili është mendimi juaj për gjendjen e Vllaznisë?
Për mendimin tim, Vllaznia ka kaluar një periudhë të vështirë këto kohë, por mendoj se me afrimet që po bëhen, shumë shpejt do të shkojë aty ku i takon të jetë.

Premtimi juaj për tifozët shkodranë?
Nuk dua të bëj premtime për momentin, pasi çdo gjë është fusha, që e tregon. Por unë dua t’i siguroj të gjithë se do të jap maksimumin dhe më të mirën time, në mënyrë që Vllaznia të rikthehet aty ku i takon.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E KALIMIT TË KAÇES TEK “DEMAT”/ Menaxheri Çaushi: Ja mesazhi që mori nga Olsi Rama…

Delo.autor

TIFOZËT E VARDARIT SHKAKTOJNË POLIMIKA/ Shikoni fendojnë shqiptarët me kore të rënda raciste (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Arena Kombëtare në fazën e fundit, pritet me padurim dita e hapjes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment