Sport Të tjera

Europiani i atletikës, Smajlaj dhe Gega përfaqësojnë Shqipërinë në Berlin

Në Berlin zhvillohet më datat 6-12 gusht Kampionati Europian i Atletikës, ku do të marrë pjesë edhe vendi ynë me dy sportistët e tij më të mirë, Izmir Smajlaj në garën e kërcimit së gjati dhe Luiza Gega në garën e 3000 metrave me pengesa.

Nga dy sportistët kuqezinj pritet një rezultat i mirë në këtë Europian, duke parë paraqitjet e fundit, madje edhe zona e medaljeve është një mundësi reale si për Gegën ashtu dhe për Smajlaj. Atleti shkodran është i pari që do të garojë për Shqipërinë, në garën e kërcimit së gjati. Ai ndodhet në Baterinë A së bashku me 14 atletë të tjerë, ndërkohë që 15 atletë janë edhe në Baterinë B.

Ndërsa Luiza Gega do të garojë më datën 10 gusht në disiplinën e garës së 3000m/p, në bateritë eliminatore. Sportistët kanë mbërritur në Berlin dhe janë stërvitur rregullisht, me shpresën që të kalojnë pengesën e parë, kualifikueset dhe më parë të synojnë për medalje.

Related posts

“KËSHTU NUK RREZIKOJ SHANTAZHIN”/ Ish-lojtari i Juventus: Ja pse futbollistët preferojnë seksin me pagesë

Delo.autor

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Leonita dhe Granit Xhaka publikojnë FOTON e vogëlushes dy muaj pas lindjes

Delo.autor

VAZHDOJNË KRITIKAT PËR HUMBJEN NDAJ SPAL/ Cassano flet hapur: Ja pse po e urrejnë “Zonjën e Vjetër” në Itali

Delo.autor

Leave a Comment