Futboll Sport

ATLETIKË/ Izmir Smajlaj jep lajmin e rëndësishëm, kërkon “të artën e tretë”

Sportisti shqiptar Izmir Smajlaj nis sot konkurimin në disiplinën e kërcimit së gjati në Kampionatin Europian të Atletikës që çelet sot në Berlin të Gjermanisë. Atleti 25-vjeçar do të kërkojë medoemos medaljen e artë. Për të ndjekur paraqitjen e tij, Smajlaj ka njoftuar në faqen e tij në “Faceboook” se kanali Radio Televizioni Shqiptar 1 (RTSH 1) do të transmetojë direkt garën e tij kualifikuese në kërcimin së gjati.

” Sot në orën 16.30 në ekranin e televizionit shqiptar RTSH1, do jepet live gara ime kualifikuese në Kampionatin Europianin ne Berlin. Më ndiqni! Faleminderit për mbështetjen tuaj !”

Smajlaj ka fituar 2 medalje të arta në karrierë ( Kampionati Europian i Atletikës në Sallat e Mbyllura 2017 në Serbi dhe Kampionati Ballkanik i Atletikës në Sallat e Mbyllura këtë vit në Turqi).

 

Related posts

Nuk ka më dyshime, De Bruyne e zbulon aksidentalisht të ardhmen e Alexis Sanchezit

Q.Autor

NDRYSHON LËKURË/ Rikthim në identitet, ja fanellat e reja të Juventus për sezonin e ri… (FOTO)

Delo.autor

FULHAM-CHELSEA/ Sarri synon fitoren për kualifikimin në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment