Bundesliga Futboll Sport

Testi kundër Austrisë/ Trajneri Joachim Löw lë jashtë tre bavarez

Manuel Neuer rikthehet në portën e Gjermanisë, ai do të jetë në ndeshjen miqësore kundër Austrisë. “Nëse çdo gjë është në rregull, atëherë nesër ai do të jetë në lojë që nga fillimi”, tha tekniku Joachim Löw një ditë para sfidës kundër austriakëve për portierin e Bayern Munich.

Për shkak të dëmtimit në këmbë, Neuer nuk është parë në fushë që nga muaji shtator. Kështu që ai do të vendoset në portë në takimin e së shtunës në mbrëmje për t’u parë nëse do të jetë i gatshëm për të përballuar Botërorin që do të nisë më 14 qershor.

Ndërkohë që për Neuer ende nuk është e qartë nëse do të luajë 90 minuta të plota, Löw shton se dyshja Mats Hummels dhe Thomas Muller nuk do të udhëtojë me skuadrën për takimin e nesërm. Gjithashtu, në fushë nuk do të jetë as Jerome Boateng, i cili po trajtohet për t’u riaftësuar pas dëmtimit në muskujt e kofshës. Ndërkohë që Toni Kroos është duke bërë pushime pas fitores së Champions League me Real Madrid.

Tekniku i “Die Maanschaft” gjithashtu komentoi edhe dorëheqjen e teknikut të Real Madridit, ku për zëvendësimin e francezit u tha se do të ishte 58-vjeçari që do t’i merrte vendin. “Për mua kjo nuk përbën çështje, sepse tani po përgatitem për Botërorin”, tha Löw, i cili më tej theksoi: “Tani mund ta përjashtoj plotësisht këtë pistë”.

Megjithatë, sipas raporteve të mediave Löw është kandidati kryesor, pasi pëlqehet nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez. “Spanjollët do të gjejnë një zëvendësues të denjë për të mbuluar boshllëkun e Zinedine Zidane”, tha Löw.

Related posts

Diego Costa fshin Conte-n në foton e Instagramit

Q.Autor

44 VJETORI/ Juventus uron “legjendën” e saj për ditëlindje me një mënyrë të veçantë (VIDEO)

Isa.Autor

U AFRUA ME BUJË NË MERKATON E VERËS/ Sulmuesi i Milanit nis bisedimet për rikthimin tek…

Delo.autor

Leave a Comment