Futboll Seria A Sport

SAVIC dhe RABIOT tek MILANI/ Leonardo i vë vulën…TIFOZËT NË FESTË

Në ditën e Maldinit kuqezi, ka hapësirë edhe për pak lajmer merkato. Leonardo, që bashkë me presidentin Scaroni ka shoqëruar ish-kapitenin kuqezi në konferencën për mediat, në fakt i është përgjigjur disa pytjeve në lidhje me afrimet e tjera te Milan, sidomos sa i përket përforcimeve në mesfushë. Duke nisur nga një përgënjeshtrim i hapur, pikërisht mbi emrat e Milinkovic-Savic dhe Rabiot.

“Milinkovic është një ëndërr për shumë skuadra, por jo për ne. Nuk ka lejohet të ëndërrojmë futbollistë të kësaj vlere, ndonëse një vit më parë, kur u pyeta se cilin futbollist do të merrja nga Serie A, u përgjigja: Milinovic. Por sot nuk është e realizueshme. Rabiot? E ndjek prej kohësh. Me mua dhe Ancelottin ka firmosur kontratën e tij të parë me PSG. Por gjithsesi mbetet një futbollist i PSG, nuk ka asnjë qëllim nga ana jonë, dhe as ka patur asnjë kontakt me atë”, deklaroi Leonardo, duke përgënjeshtruar lajmet që bënë mbarë tifozerinë kuqezi të ëndërronin për dyshen e çmueshme.

Related posts

PRAPASKENA/ Rinovimi i kontratës, Hysaj mban në ankth Napolin

Isa.Autor

7 GOLA NË 7 NDESHJE/ “Bomberi” Piatek “dhuron” një tjetër “trepikësh”, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Inter-Juventus, ndeshja e fundit e Gigi Buffon në “San Siro”

Sadik.Autor

Leave a Comment