Futboll Sport

Botërori u “shteron” energjitë/ NEYMAR dhe MBAPPE bëhen “telef” gjatë…(VIDEO)

Botërori ka përfunduar prej gati një muaj tashmë, por pasojat e tij te lojtarët mesa duket ndihen akoma. Së fundmi te PSG-ja kanë kryer testet mjekësore futbollistët të cilët janë kthyer nga Botërori më vonë se të tjerët, duke nisur kështu përgatitjet për sezonin e ri që nis pas disa ditësh.

Ndërkohë në videon e shpërndarë nga vetë klubi, bie në sy lodhja e brazilianit Neymar gjatë testit të kardios. Po ashtu në fund të videos edhe Mbappe shfaqet i sfilitur teksa përkulet për të stabilizuar frymëmarrjen. Kjo u vu re edhe nga shumë tifozë të parizienëve, të cilët veçuan sidomos momentin e Neymar.

Kështu kuptohet qartë efekti që ka Kupa e Botës në fizikun e lojtarëve me intensitetin e madh të ndeshjeve në një har të shkurtër kohor. Mbetet për t’u parë se sa do të ndikojë kjo në performancën e lojtarëve edhe në ndeshjet e para të sezonit të ri.

Medical tests for the last World Cup players 🔛Tests médicaux pour les derniers mondialistes 🔛

Posted by PSG – Paris Saint-Germain on Monday, August 6, 2018

Related posts

LIVE/ KATEGORIA E PARË: “Thatësirë” dhe spektakël në dy fronte, edhe 45 minuta të tjera

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Belgjika mposht përmbysje të “ÇMENDUR” Estoninë dhe kaulifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

VJEN NGA KATEGORIA E GJASHTË ITALIANE/ PSG habit me afrimin e portierit në merkato

Delo.autor

Leave a Comment