Futboll Seria A Sport

NAPOLI i prishi transferimin tek CHELSEA, ja ç’mendon HYSAJ për trajnerin ANCELOTTI

I privuar nga ëndrra dhe dëshira për tu transferuar në Premier League, te Chelsea, ku do të bashkohej me ish-trajnerin e tij, Maurizio Sarri, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, në pritje për rinovimin e kontratës, ka folur të hënën për “Sky Sport”, në lidhje me miqësoret e zhvilluara nga të kaltrit në kuadër të fazës përgatitore, si dhe për trajnerin e ri të Napolit.

“Kundër Liverpool pësuam një humbje të shëmtuar, por kemi një trajner të ri dhe kemi disa gjëra për të mësuar, në fushë do të arrijmë të përmirësohemi dhe të jemi të fortë. Ndaj Borussia Dortmund janë ndeshje të bukura për tu luajtur për këdo prej nesh, është stimuluese të ndeshesh me futbollistë të nivelit të Reus dhe Gotze. Është një shans për të dëshmuar se jemi mirë dhe se po përmirësohemi. Ancelotti është një trajner i madh, na jep qetësinë e duhur për të menduar mbi gabimet tona. Na ka dhënë forcë të madhe dhe duhet të përmirësohemi për tu rritur vit pas viti”, deklaroi Hysaj.

Related posts

E GJITHË SHQIPËRIA ME SYTË NGA KRISTJAN ASLLANI/ Një gol i tij “garanton” finalen e play-off të Botërorit

F.autor

Te Gjermaninë e mbysin me kritika, Mesut Ozil “harron” kombëtaren për Arsenalin

Sadik.Autor

“SHPËRTHEN” FESTA NË “ANFIELD”/ Salah realizon golin e dytë për Liverpool, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment