Futboll Seria A

Emre Can vendos për të ardhmen

Objektivi i Juventusit, Emre Can, e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u larguar nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar dimëror, duke e shfaqur dëshirën të fitojë trofe me gjigantin anglez.
Përfaqësuesi gjerman vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me një kalim te kampioni aktual i Serisë A, Juventusi, me kontratën aktuale në “Anfield” që do t’i skadojë në verë, transmeton Express.

Can ka sugjeruar se nuk do të vendosë për të ardhmen e tij deri në verë.

“Së pari, kam shumë ndeshje me Liverpoolin në të cilat duhet të përqendrohem, por shpresoj se do të jem në gjendje të jem i shëndoshë për Kupën e Botës në verë. Jemi duke bërë mirë dhe duam të vazhdojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje që është e mundur. Duam ta fitojmë një trofe. Kemi besim të plotë dhe fitimi i një titulli është diçka që kjo skuadër është në gjendje ta arrijë”, ka shpjeguar Can.

Related posts

Liverpool-Watford, “Të Kuqtë” s’mund të gabojnë më në kampionat

Q.Autor

TRIUMFOJNË NË “SELMAN STËRMASI”/ Spektakël i Kukësit, i jep leksion Tiranës dhe rihap kampionatin

Delo.autor

SINQERITETI NË KULM/ Berisha: Prej meje shënoi një gol të bukur Milik, ia dalim këtë…

Isa.Autor

Leave a Comment