Futboll Sport

Real i “dashuruar” me lojtarët e Chelsea, ofertë edhe për Alonso

Pas Courtois dhe Hazard, një tjetër lojtar i Chelsea ka përfunduar në shënjestrën e skuadrës së Real Madrid. Bëhet fjalë për mbrojtësin spanjoll Marcos Alonso, që sipas të përditshmes “Don Balon” është vënë në radarët e skuadrës “merengues”. Mbrojtësi i Chelsea ka qenë një ndër më të mirët sezonet e fundit në Premier League dhe një titullar i padiskutueshëm për Conte, por ndoshta e ardhmja e tij mund të jetë Spanja, aty ku nuk ka shpërthyer asnjëherë si lojtar.

Edhe pse trajneri Julen Lopetegui nuk e grumbulloi në kombëtare në Botëror, ai ka shprehur konsiderata për mbrojtësin 27-vjeçar dhe kërkon ta sjellë atë në Spanjë. Alonso ka luajtur vetëm një ndeshje zyrtare me Real Madrid në vitin 2010 dhe më pas u largua, ndërkohë që karrierën si futbollist e ka nisur me skuadrën B të Real Madrid. Tashmë pritet që palët të nisin bisedimet, por vështirë se trajneri Sarri do të lërë të lirë lojtarin, pak ditë para fillimit të kampionatit.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Kukësi-Skënderbeu në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-1

Delo.autor

ËSHTË VETËM 20 VJEÇ/ Tifozëve u kërkohet të vlerësojnë golin e Brojës, ylli i Kombëtares bën për vete UEFA-n (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Sot janë Krishtlindjet, nuk do ta besoni ku ndodhet Mavraj

Q.Autor

Leave a Comment