Futboll Sport

KLUBI LEGJENDAR/ TIRANA me abone, ZBULONI sa kushton DERBI me Partizanin

Pak minuta më parë klubi i Tiranës ka publikuar dhe çmimet e biletave për edicionin edicionin e ri. Risia është se këtë vit mbështetësit bardheblu do të kenë mundësinë që të rezervojnë vendin e tyre në stadium përmes aboneve. Ajo që bie në sy është se klubi i Tiranës ka bërë dhe diferencim për ndeshjen derbi, ku ka paraqitur çmime më të larta, për përballjen me Partizanin.

Më poshtë, postimi i plotë i klubit kryeqytetas dhe çmimet e biletave e aboneve, për ndeshjet e edicionit të ri si dhe për përballjen me Partizanin.

Tirana nis një fushatë të re abonimesh sezonale për tifozët bardheblu. Gjithashtu, çmimet e biletave për sezonin 2018-2019 janë paracaktuar. Aboneja do të jetë e vlefshme për të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë që Tirana luan si pritëse në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në total janë të paktën 20 ndeshje në impiantin bardheblu.

Duke nisur nga data 10.08.2018, të gjithë tifozët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 0035544508874 (email: [email protected]) për të përzgjedhur vendin e tyre në stadium dhe aplikuar për t’u pajisur me abone sezonale.

Duke paracaktuar çmimet e biletave, nxjerrë në shitje abonetë sezonale dhe hapur sportelet e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, klubi kërkon të lehtësojë sa më tepër hyrjen dhe akomodimin e tifozëve në shkallet e stadiumit për sezonin e ri futbollistik.

Çmimet e aboneve

Tribuna VIP – 50 000 lekë të reja

Tribuna A, B – 15 000 lekë të reja

Tribuna D, E, F, G, C – 5 000 mijë lekë të reja

Çmimet e biletave sezonale

Tribuna A, B – 1000 lekë të reja

Tribuna D, E, F, G, C – 300 lekë të reja

Tribuna H (sektori mik) – 300 lekë të reja

Çmimet e biletave në ndeshjen Tirana–Partizani

Tribuna A, B – 2000 lekë të reja

Tribuna D, E, F, G, C – 400 lekë të reja

Tribuna H (sektori mik) – 400 lekë të reja

Related posts

BOURNEMOUTH-CHELSEA/ Vendasit kalojnë në epërsi, shënon Joshua King

Delo.autor

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Përballje titanësh në 1/8, Atalanta e Gjimshitit me fat

Delo.autor

KORONAVIRUSI BLLOKON FUTBOLLIN/ Beckham i ndërron logo Inter Miami FC dhe jep mesazhin e madh!

Delo.autor

Leave a Comment