Futboll La Liga Sport

INTERI NIS FESTËN/ DORËZOHET REALI: Ja kush do ta zëvendësojë MODRICIN

Pas përgënjeshtrimeve të njëpasnjëshme dhe debateve të zjarrta, Marca ka ndryshuar komplet kursin e linjës editoriale dhe ka publikuar në faqe të parë tre kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar kroatin Luka Modric. Por nuk mbaron këtu, pasi media e afërt me presidentin Florentino Perez e pranon hapur se Modric dëshiron të luajë te Inter dhe kjo gjë është kuptuar nga lëvizjet e menaxherëve të kroatit përreth klubit italian.

“Për të evituar surpriza, Real Madrid ka tre emra si zëvendësues të mundshëm, për të cilët po punon prej javësh. Ishte parashikuar lamtumira e Cristiano Ronaldo-s, por jo ato të Modric dhe Kovacic, që kanë tronditur drejtuesit madrilen, të cilët tani duhet të zbatojnë disa prej ideve mbi të cilat po arsyetohej që më parë”.

Bëhet fjalë për tre emra: Christian Eriksen i Tottenham, Sergej Milinkovic-Savic i Lazio dhe Thiago Alcantara i Bayern Munich. I preferuari, edhe pse me Tottenham është e pamundur të hysh në tratativa, është pikërisht danezi.

Related posts

NË KAOS/ “Këmbë prej druri”: Kampioni i botës sulmon Hummels dhe Boateng

Isa.Autor

E nis Anglia/ Ja datat kur mbyllen merkatot në kampionatet elitare të Europës

Isa.Autor

“Çmenduri” nga Anglia/ De GEA bëhet lojtari më i paguar te Manchester UNITED

Isa.Autor

Leave a Comment