Futboll La Liga Sport

BOMBA E MERKATOS/ Drejtuesit e REALIT në ITALI për yllin e madh

Me largimin e Mateo Kovacic, Real Madrid janë të detyruar të ndërhyjnë në tregun e transferimeve. Ylli kroat raportohet se gjatë ditës së sotme do të kompletojë transferimin te Chelsea në Premierligë. Largimin e Kovacic e ka konfirmuar edhe trajneri Julen Lupeteguei, që bëri të ditur se Real Madridit i duhet të ndërhyjë në treg për të sjellë një mesfushor të madh.

‘Il Messaggero’ raporton se drejtues të Real Madridit tashmë gjenden në Romë, për të negociuar me Lazion për mesfushorin Milinkovic-Savic.

‘Los Blancos’ i presin bisedime të vështira me drejtues të Lazios, që nuk e kanë ndërmend të heqin lehtë dorë nga reprezentuesi serb, për të cilin kërkojnë një shumë të konsiderueshme të të hollave.

Related posts

ZYRTARE/ Papu Gomez prezantohet në ekipin e ri, ja detajet e marrëveshjes…

Delo.autor

Statistika, analizë dhe parashikim: Liverpool – Manchester City

Q.Autor

TOKIO 2020/ Skandal në “Fshatin Olimpik”, atletët kapen duke konsumuar alkool, priten…

Delo.autor

Leave a Comment