Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-TORINO/ Sarri kërkon fitoren në derbi, ja formacionet e mundshme

Juventus do luajë në orën 17:15 derbin kundër Torinos, ku nuk lejohet hapi fals. Bardhezinjtë kryesojnë kampionatin me 4 pikë diferencë mbi vendin e dytë që mbahet nga Lacio.

Janë zbuluar formcionet e ndeshjes, ku Sarri do luajë me modulin sulmues 4-3-3. Bie në sy Dibala në majën e sulmit, ndërsa nga krahët do jenë Ronaldo dhe Bernardeski. Rabiot do ta nisë nga fillimi ndeshjen në mesfiushë, së bashku me Pjaniçin dhe Bentakurin.

Kuadrado dhe Danilo do mbulojnë krahët e mbrojtjes, kurse në qendër do jenë De Ligt dhe Bonuçi. Porta do i besohet Bufonit. Nga ana tjetër Torino përgjigjet me modulin 3-5-2 me Belotin dhe Verdin në sulm që do provojnë ti shkaktojnë dëm Juves. Sirigu është preferuar në portë, duke lënë Ujkanin në stol.

Related posts

(VIDEO) Vardy nga penalltia, shikoni çfarë ekzekutimi…

Q.Autor

I VË VETES NJË QËLLIM/ Solskjaer: Pogba është një lojtar shumë i mirë, dua që…

Isa.Autor

Varane: “Ëndërrojmë titullin, por në Botëror nuk ka asnjë favorit”

Isa.Autor

Leave a Comment