Futboll Premier League Sport

Gjesti i madh i sulmuesit të Liverpulit, SHPËTON JETËN e 2 fëmijëve me donacionin e tij

Zhoao Vitor dhe Migel, respektivisht gjashtë dhe një vjeç, vuajnë nga Atrofia Muskulore e Shpinës. Prindërit e tij, të dëshpëruar, filluan një fushatë në rrjetet sociale për të mbledhur një milion eurot që duheshin për kurimin e dy fëmijëve të tyre.

Disa personalitete të njohura brazilianë iu bashkuan kësaj iniciative por ishte futbollisti i Liverpulit, Roberto Firminjo, i cili dha shumën më të madhe dhe i dha gjithashtu shpresë kësaj familjeje. Gruaja e futbollistit, Larisa Pereira, dha mesazhin e bukur, ku shprehej se ata do i dhuronin pjesën që kishte mbetur për të mbledhur të gjitha paratë, më shumë se 67 mijë euro.

Paratë do të përdoren për mjekimin e shtrenjtë për këtë sëmundje që prek zonën e shpinës, dhe shpresohet që efektet negative të kësaj sëmundjeje të vijnë duke u ulur tek fëmijët. Edhe mamaja e fëmijëve, Graciele, la një mesazh prekës në një video të postuar në Instagram: “Na keni ndihmuar shumë, kemi marrë donacione me shumë nga më të ndryshmet. Jemi lutur, dhe tashmë fitorja është e JONA. Kjo është një ndihmë nga prindër, nëna, fëmijë, shokë, gjyshër e njerëz nga e gjithë bota!|

Related posts

“NUK ËSHTË KËSHTU SIÇ DUKET”/ “Dorëzohet” Agnelli: Super League nuk mund të bëhet vetëm me… 6 skuadra

Delo.autor

Shtanget Juventusi, United bën ofertën faraonike për Dybalan

Q.Autor

PËRGATITJET PËR “EURO 2020″/ Gjumë në kontejnerë dhe vaktet në “Pazar”, ja kampi i gjermanëve…

Delo.autor

Leave a Comment